Banorët e Bulevardit të Ri dhe ata të Astirit janë bashkuar për të protestuar para bashkisë së Tiranës.

Ata protestojnë për shembjen e banesave nga zgjerimi i bulevardit.

Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe deputetë të opozitës. 

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.

Gjithashtu, qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të naftës, energjisë, por edhe për taksat e shtuara për shkollën, shëndetësinë, shtëpitë dhe spitalet.

/Ora News.tv/