Banorët e Kurbinit kërkojnë pastrimin e kanalit: Po përmbytemi nga 3 herë në vit

Banorët e Kurbinit kërkojnë pastrimin e kanalit: Po

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujërave të larta nuk është pastruar asnjeherë në kuotat që duhet dhe shtrati i tij është i bllokur në disa vende.

"Nuk është pastruar tash 30 vjet, nuk është çuar në kuotën e duhur."

Përballë kësaj situate banorët e lagjes numer 6 protestuan paraditen e së enjtes, duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar përmbytjet.

"Për çdo vit, nga tre herë në vit futet uji brenda banesave."

Banorët thonë se jetojnë me frikë sa herë ka reshje shiu, pasi përmbytjet në lagjen e tyre kanë qenë të vazhdueshme.

"Sa erë vrantohet jemi në ankth dhe depresion. Ka rrezik me shkallu njerëzit nga ky fenomen."

Kurbini është përmbytur dy herë brenda gjatë kësaj periudhe, ndërsa zona më e prekur ka qenë lagjia numer 6, duke shkaktuar dëme të shumta për shumë familje e biznese.

Kërkesa e vetme e banorëve të Kurbinit mbetet pastrimi i kanaleve pasi pasojat nga përmbytjet do të jenë edhe më të mëdha.



EMISIONET