Protesta për përmbytjet në Hoxhare, banorët: Shteti t'i vendos asistencë fshatit

Fermerët e Njësisë Administrative Dermenas në Fier ishin ndër më të prekurit nga përmbytjet e fillimdhjetorit!

Vërshimi i ujit u dëmtoi prodhimet bujqësore dhe blektorinë, me të cilat thonë se mbajnë frymën gjallë. Vetëm në Hoxharë, disa dhjetra bagëti ngordhën si pasojë e mungesës së bazës ushqimore.  

"Që nga date 1 dhjetor dhe deri më sot shteti nuk është parë. Këtu janë me mijëra ha tokë të mbejllë dhe asnjë vlerësim nuk ka ardhur"

Por ndërsa kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga emergjenca, ata thonë se asnjë grup verifikimi nuk shktoi pranë tyre për të evidentuar dëmet e përmbytjeve.  Ndaj dolën në protestë.

"Ky ka mbjellë 43 ha tokë. Duam komision të vijë nga ministria e Bujqësisë ta shikojë"

Ata kërkojnë që komisionet t’u shkojnë për të regjistruar dëmtimet në kulturat e mbjella, dëmtimet në bazën ushqimore për bagëtitë dhe për objektet e shkatërruar.

"Neve si fshat nuk kërkojmë oriz dhe sheqer që sjellin këta. Ne duam që këtu të vlerësohet nga shteti një pagë e vogël mesatare sa ta quajnë ata. Ti vendoset këtij fshati asistencë sociale mujore, se këto toka për 2-3 vjet nuk bëjnë më".

Banorët e Hoxharës dhe Pevelcës, paralajmëruan se në rast se kërkesa e tyre nuk merr zgjidhje atë herë do të përshkallëzojnë protestta

Me rreth 5 mijë hektarë tokë në ujë, qarku i Fierit ishte më i prekuri nga përmbytjet e fillimdhjetorit. 


EMISIONET