Banorët e fshatit Adë, 20 vjet pa qendër shëndetësore

Banorët e fshatit Adë, 20 vjet pa qendër shëndetësore

Rreth 900 banorë të fshatit Adë në Frakull të Fierit detyrohen të udhëtojnë disa kilometra drejt zonave të tjera për të marrë kujdesin bazik shëndetësor. Qendra Shëndetësore e ndërtuar aty rreth dy dekada më parë, nuk u vu kurrë në funksion.

Godina nuk u vu kurrë në funksion të banorëve dhe me kalimin e viteve u degradua plotësisht.

"Qendra shëndetësore nuk ka funksionuar që ditën që është ndërtuar"

Ndaj rreth 900 banorë fshatit, detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për të marrë shërbimet bazike shëndetësore.

"Këtu tek ne nuk është parë ndonjë mjek apo infermier"

Qendra më afërt shëndetësore është në Frakull, kurse për urgjencat duhet ti drejtohen qytetit të Fierit.

Për banorët kjo përkthehet në rrezik për jetën në rastet e komplikuara, ose shpenzime të shtuara në variantin më të mirë.

"Ne po vuajmë, na kanë bërë si në mesjetë"

Ata që preken më shumë janë të moshuarit dhe fëmijët.

Ditët e ftohta të dimrit kanë nisur me viroza, por banorët e kësaj nuk e kanë trajtimin shëndetësor.

Si zgjidhje, zonës i është vënë në dispozicion një infermier. Por banorët thonë se ai u shkon në banesa vetëm kundrejt pagesës.

EMISIONET