Për gati një orë banorët e fshatit Cerkovinë kanë protestuar përpara Bashkisë së Vlorës. Sipas tyre në këtë fshat mungon prej vitesh investimet në furnizimin me ujë dhe rrugë, ndaj kërkojnë nga Bashkia marrjen e masave.

Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe problemet me ujin e pijshëm kanë nxjerrë në protestë banorët e fshatit Cerkovinë përpara Bashkisë së Vlorës.

Sipas banorëve bëhet fjalë për 1 km rrugë, e cila është jashtë çdo standarti, ndërsa investimet në furnizimin me ujë të pijshëm mungojnë prej 30 vitesh.

Protestues: "Sa herë vijnë zgjedhjet na thonë do e rregullojmë rrugën, por nuk kanë bërë asgjë. Fjalë boshe."

Protestues: "Tubacioni është i çarë komplet. Nuk kemi as ujë, as rrugë. Kutia e votimit të mos vijë në fshat nëse ky problem nuk zgjidhet."

Banoret kërkuan të futen në brenda në Bashki, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.




/Ora News.tv/