Një grup i vogël banorësh të Bregut të Lumit do i bashkohen tubimit që do të ndodhë para kryeministrisë sot në mesditë.

Ata kanë nisur marshimin për të vijuar drejt qendrës dhe për tiu bashkuar tek kryeministria dhe thërrasin me megafon: "Kërkojmë djersën tonë, gjakun tonë, legalizimin dhe shpronësimin e shtëpive tona."

Shtëpitë e banorëve preken nga projekti i zgjatimit të Bulevardit të ri.

"Ata kanë marrë fletën për lirimin e banesave të tyre që prej të mërkruës së shkuar por ata mbeten të vendosur se nuk do të largohen pa e marrë dëmshpërblimin" informon gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj.

 Ndërsa një protestues tha për Ora News: Na kanë skualifikuar nga legalizimi dhe shpronësimi që e kanë nxjerrë vetë. Ne do bashkohemi me protestat e studentëve, dhe të emigrantëve deri kur të na shpronësojnë lekët tona. Duam lekët tona për shtëpitë që kemi ndërtuar vetë. Tokën ta mbajë. Duam djersën tonë që e kemi hedhur prej 30 vitesh në Greqi, Amerike, Gjermani, Angli, emigrant i papunësuar nga asnjë lloj sistemi në Shqipëri por vetëm i vetëpunësuar. Duam djersën tonë."

/Ora News.tv/