Banorët e "Astirit" sërish në protestë, djegin flamurin e Rilindjes

Familjet që do tu shemben banesat nga ndërtimi i Unazës së Madhe i janë përgjigjur me protesta premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj për përfshirje në skemën e qirave sociale.

Ndryshe nga më parë, mbrëmjen e së martës u dogjën goma duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve.

Me pankarta në duar, banorët e zonës së Astirit protestuan për të 11 ditë kundër prishjes së banesave dhe biznesve të tyre.

Zjarrin ja vunë edhe flamurit të Rilindjes.

Në mbështetje të tyre u renditën edhe deputetë të PD dhe të LSI-se.

Vokshi: Edhe PD nuk është projekteve të zhvillimit, por ama të gjithë banorët që preken të trajtohen me respekt. 

Janë rreth 317 banesa dhe biznese që do të shemben për shkak të zgjerimit të Unazës së Re. Më shumë se gjysma e ndërtesave janë pa çertifikatë pronësie ndaj për to nuk do të ketë dëmshpërblim. Nga deputetet e LSI-se i pranishem ishte Endrit Brahimllari.



EMISIONET