Krahas protestës së tyre në "Astir", banorët që preken nga Unaza e Re kanë dalë edhe në protestën e studentëve. Një prej përfaqësuesve të tyre thotë për Ora News se mbështesin kauzën e tyre.

"Ne sot jemi në mbështetje të studentëve. E para për plotësimin e pikave të studentëve dhe problematikat e tjera ekonomiko-sociale, por edhe për kauzën e Unazës së Re, por kauza e Unazës së Re është sekondare sepse kauza e parë është në mbështetje të studentëve. 

Ne kemi qenë krah studentëve që ditën e parë dhe do të jemi derisa të plotësohen jo vetëm 8 kushtet por derisa të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë". 

Ndërkohë ai thotë se ka tentativa nga pushteti për të përçarë banorët e "Astirit"

"Shpirti revolucionar i Unazës së Re është 24 orë në protestë. Aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim, por ka tentativa nga pushteti që ti përçajnë banorët. Deri tani kemi arritur që të ruajmë kompaktësi".

/Ora News.tv/