Banorët e Astirit bllokojnë rrethrrotullimin e Doganës, Balliu: Ta shporrim Ramën me 16 shkurt!

Banorët e Astirit bllokojnë rrethrrotullimin e Doganës, Balliu:

Ndryshe nga ditët e tjera, banorët e Astirit kanë bllokuar rrethrrotullimin e Doganës për të kundërshtuar shembjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve në katër drejtime.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, tha se protesta e 16 shkurtit do të sjellë ndryshim jo vetëm për këta banorë por për të gjithë Shqipërinë.

Balliu: Ky njeri që është sot Kryeministër ka plot 4 vjet që nuk takon dot një roje parkingu nëpër zyrat e Europës, nuk e takon më askush. Tani nuk mund të ketë më zgjidhje politike, nuk mund të ketë më asgjë tjetër përveç një revoltë qytetare nga mbarë Shqipëria. Të gjithë te Kryeministria për ta shporrur me 16 shkurt.

Në ditën e 103 të protestës, banorët e Astirit vijuan të kërkojnë dëmshpërblim 100% të pronës së tyre në rast të shembjes për shkak të projektit të Unazës së Madhe që prek së paku 317 banesa dhe biznese.

EMISIONET