Banorët e Astirit kanë zhvilluar protestën në ditën e 65 kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re. Edhe ditën e hënë ata kërkuan anulimin e projektit që sipas tryre është korruptiv, ndërsa u shprehën se shtëpitë e tyre janë vlerësuar sa oxhaqet e shtëpisë së Kryeministrit në Surrel.

"E ka vlerësuar pronën sa 5 oxhaqet e Edi Ramës në Surrel", tha një banor.

Njëri nga banorët protestues i kërkon kreut të aluiznit Artan Lame të dalë në një konference dhe të tërheqë vendimin e legalizimeve.

"Artan Lame po të bëj thirrje, të tërheqësh atë vendim që ke marrë për skualifikimin e legalizimeve në Unazën e Re. O zotëri ti ke një muaj që ke sjellë skualifikim në unazë të re, pse nuk e solle para 3 muajsh kur ka qenë ky projekt për tu bërë", tha një banor i unazës.  

Si çdo ditë të protestës, deputetët e opozitës janë përkrah banorëve të Astirit.

/Ora News.tv/