Kompania lider në përpunimin e naftës në Shqipëri Bankers Petrolium planifikon të shpenzojmë 225 mln dollarë  deri në fund të vitit për të prodhuar naftë. Gjatë fjalës së mbajtur në panairin “Energy Expo and Forum “ numri dy i Bankers për Shqipërinë premtoi angazhim për të zhvilluar më shumë kompaninë. Ministri, Eduard Shalsi, premtoi mbështetje për sipërmarrjet në fushën e energjisë.

Bankers Petrolium ka vijuar të rrisë investimet pavarësisht çmimeve të ulta të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së mbajtur në panairin “Energy Expo and Forum” zv.drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie theksoi se deri në fund të këtij viti parashikohet të shpenzohen edhe 225 mln dollarë për të prodhuar naftë.

Kris Gustafsson: Aksioneri i ri kinez i Bankers është një investitor shumë serioz i cili është plotësisht i angazhuar për të zhvilluar kompaninë e blerë në shtator 2016 dhe për të përmirësuar plotësisht rezulatet. Ne planifikojmë të shpenzojmë rreth 255 milion dollarë dhe të prodhojmë më shumë se 870 mijë ton naftë të papërpunuar deri në fund të këtij viti.

Ministri për sipërmarrjen i pranishëm në këtë panair premtoi mbështetje për këtë sektor.

Edicioni i tretë i panairit “Energy Expo and Forum” ka në fokus section e energjisë dhe hidrokarburet.



/Ora News.tv/