Banka Botërore prezanton raportin e 13-të ekonomik rajonal dhe tërheq vëmendjen tek PPP-të.
Ekspertët nënvizojnë përmirësimin e kuadrit seleksionues, monitorues dhe vlerësues i PPP në përputhje me investimet publike në buxhet. Kërkojnë dhe më shumë transparencë.

Maryam Salim, Menaxherja e BB per Shqiperine:  PPP janë një pjesë shumë e rëndësishme e planeve të qeverisë për të fuqizuar realizimin e shërbimeve publike dhe për të përmbushur nevojat në infrastrukturë. 

Megjithatë është e rëndësishme që të sigurohemi, siç është rasti i Shqipërisë, të fuqizojmë transparencën dhe kuadrin rregullator për menaxhimin e PPP-ve.  Gjithashtu duhet fuqizuar mënyra si vlerësohen PPP-të.  Si merren vendimet se cilat investime të bëhen duke parë të gjithë menaxhimin e kontratave, strategjinë e përgjithshme që ka qeveria për investimet dhe duhet siguruar që Ministria e Financave të luajë një rol shuëm të rëndësishëm, sepse kështu mund të shikohen cilat janë rrisqet fiskale dhe cilat janë masat e tjera që mund të merren nga ana e qeverisë për të menaxhuar këto investime.

Kush janë rreziqet që mund të vijnë nga PPP?

Hilda Shijaku, përfaqësuese e BB në Shqipëri rendit disa: Së pari, duhet parë se çfarë ndikimi ato kanë në borxhin publik?

Si planifikohen pagesat? 


Së dyti, duhet parë nëse ofrimi i shërbimeve është ai i duhuri dhe ndarja e rreziqeve midis sektorit privat dhe publik është ai i duhuri sepse siç është vënë re dhe nga e kaluara në Shqipëri jo të gjithë PPP-të kanë rezultuar të suksekshme. 


Nga eksperienca ne mund të filtrojmë një sërë rreziqesh që mund të përsëriten.

Për të minimizuar këto rreziqe duhet përmirësuar kuadri seleksionues, monitorues dhe vlerësues i PPP në përputhje me investimet publike në buxhet.


Duke u kthyer tek pyetja tjetër Kuadri fiskal favorizues për disa sektorë të caktuar të ekonomisë n
e e kemi shprehur edhe më përpara që një kuadër fiskal më favoriues për disa sektorë të caktuar mund të duket si një arsye për të investuar në Shqipëri por përfitimet afatgjata të ekonomisë shqiptare do vinin nga një përmirësim i përgjithshëm i klimës së biznesit dhe eksperienca e vendeve të tjera ka treguar se përfitimet afatshkurtra që lindin nga një kuadër favorizues fiskal asnjëherë nuk tejkalojnë përfitimet që rrjedhin nga përfitime të qëndrueshme.

/Ora News.tv/