Banesa përfshihet nga flakët ndërsa pronari flinte gjumë, qeni hero i shpëton jetën

Një hero i ri është  shfaqur në qytetin  australian të Sidnei.

Qeni i racës Pomeranian shpëtoi pronarin e tij nga një zjarr që u përfshiu banesën mbrëmjen e së hënës.

George Rutonski, pronari i Gucci, ishte në gjumë në banesën në periferi të Sidnei kur shpërthyen flakët.

Ai u zgjua nga tingujt e lehjes së qenit 2-vjeçar dhe tymit.

Me ndihmën e fqinjëve Rutonski dhe Gucci dolën të sigurt nga banesa që po digjej.

58-vjeçari u dërgua në spital dhe ia atribuon shpëtimin e jetës qenit të tij.

"Siç thonë, miku më i mirë i njeriut është qeni i tij,"-tha Rutonski për Seven News.

Ai humbi gjithçka nga zjarri.

"Nuk mendoj se do të ishte gjallë nëse nuk do të ishte për qenin e tij,"-shtoi fqinji i tij Fred Sukker.

Pjesa më e madhe e shtëpisë, që Rutonski  e kishte me qira është shkatërruar ndërsa çati është pjesërisht e rrënuar.

Zjarri mendohet se ka nisur nga një cigare apo qiri i lënë ndezur në dhomë.


EMISIONET