Ata ishin të përgatitur; mos i lini shenjat e gishtërinjve, mos e përdorni telefonin, ndryshoni targat e automjetit.

Por, një detaj nuk e kishin menduar; një makinë të dyshimtë në një garazh në rrugën Cassano d'Adda në Milano.

Makina i është marrë me qira një gruaje, e cila jeton 20 minuta larg në këmbë. Brenda ka një Audi A5, policia e Milanos i vendos një GPS. 

Kështu Eduart Meço dhe Erion Martinaj, 27 dhe 34 vjeç, shqiptarë, të dy në burg, përfundojnë në gjyq për 26 vjedhje, ndërsa tentonin grabitjen e 27-të të një banese.

Në Milano, Pavia dhe, gjashtë grabitje në Bergamo, ku dosja përfundon pasi ka udhëtuar mes dy zyrave të prokurorisë sepse vjedhja e parë ka ndodhur në Orio al Serio. Një pjesë e madhe vjedhjesh kanë ndodhur më 30 nëntor 2016. Episodet e tjera, midis 6 nëntorit dhe 8 dhjetorit. Ata dhunuan dhe kërcënuan me vdekje viktimat e tyre.

Avokati mbrojtës i Meços luan shumë në datat. Sa shumë, kuptohet mirë nga udhëtimi nga Shqipëria e Gabriela Meços, gruaja e të akuzuarit. Në ngjarje të tjera gjyqësore, ai u quajt Eduart Marashi.

Gruaja tha se më 8 dhjetor 2016 ata u martuan: "E njihja 6 vjet, kaluam disa ditë në shtëpinë time dhe pak në shtëpinë e tij, pastaj më 3 dhjetor ai u largua përsëri". Ajo vetëm e di se burri mori autobusin. "Ai nuk më përshëndeti, kemi pasur grindje sepse dëshironte të kthehej në Itali, por unë nuk doja, sepse ai ishte në burg atje". Mbrojtësi ka dokumente për këtë.

Raporti shoqërues në kufi më 27 shtator 2016. Pasaporta lëshuar më 15 nëntor 2016, me dy pulla kufiri më 3 dhe 4 dhjetor, dhe licenca e marrë gjithmonë në dhjetor. Pyetje: Si mund që i pandehuri ka marrë pjesë në grabitjet e pretenduara nëse ai ishte në Shqipëri? Sipas prokurorisë (Giancarlo Mancusi) ai përdorte kanale jozyrtare për t'u kthyer.

Përgjimi u bë me GPS i vendosur tek Audio A5. Makina drejtohej nga Shemsi Karaj, 25 vjeçar, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar me 5 seanca gjithsej, ndërsa seanca e radhës për të do të jetë më 5 korrik.

Nga biseda e tij dhe nga grumbullimi i dëshmive, prokurori e lidh atë me të tjerët.  Karaj flet me “Lepurin” (ende i paidentifikuar emri i saktë), dhe i kërkon: “Prej sa kohësh punon me ta?” Ai: “Që kur mora makinën, nuk ka hipur askush tjetër në këtë makinë”.

Karaj i thotë “Lepurit”: “Të flasim në telefon? Jo, jo!, përdor gjithnjë dorashka. I ke parë sa targa kam?”

Sa për të komunikuar, flasim për sinjalin me drita dhe radio".

Vjedhja në Orio al Serio. Në orën 18.50, kur pronari kthehet në shtëpi me djalin 5-vjeçar, ai gjen një hajdut në dhomën e tij dhe një që ngjitet në tubacionin e kullimit.

Të dy largohen me 3,500 euro, ndërsa kërcënojnë pronarin dhe fëmijën. Pronari arrin të njohë Meçon dhe Karajn në foto.

Skema e vjedhjes është e njëjtë; në kohën e darkës kur pronarët kanë shkuar në tavernë. E njëjta metodë u përdor edhe në Comun Nuovo, ku arritën të vjedhin dy varëse, një unazë, një medalje, me vlerën e 4 mijë eurove.

Shtëpia është në rrugën "Don Camillo Vassalli", GPS e vendosur në Audio tregoi se mjeti qëndroi aty për 6 minuta në orën 19.38. 

Fundi i grabitjeve në Boltiere, ku një Fiat Cinquecento zhduket në orën 20:30, sipas GPS, atje qëndruan për 11 minuta.



/Ora News.tv/