Është një zgjedhje tipike e atyre që adhurojnë bastet, për gjithçka e mbi gjithçka. Mund të ndodhë pasi shumica janë protestantë dhe e marrin me më pak seriozitet zgjedhjen e Papës. Sigurisht, është një ndjenjë e çuditshme të shohësh në listën e pretendentëve për të pasuar Benediktin XVI, emra si Balotelli, Mourinho apo Armstrong. Duke lënë mënjanë dëshirat ekstravagande, emri më i favorizuar për pasuesin e liderit të katolikëve është nigeriani Francis Arinze, i cili mund të shënojë Papën e parë me ngjyrë në histori. Kuotohet në shifrat 3,5. Shifra të ekzagjeruara janë ato për figurat e sportit të përmendura më sipër: 1000 për Mourinho-n, 2000 për SuperMario-n dhe 10000 për ish-çiklistin. Pavarësisht se për bastexhinjtë ka një shpresë farë minimale, pothuajse të papërfillshme, bie në sy zhvlerësimi i imazhit të çiklistit amerikan, i kompromentuar gjatë viteve të fundit, pas zbulimit se kishte përdorur doping gjatë fitoreve të 7 titujve kampionë në Turin e Francës.

/Ora News.tv/