Balluku, 2 standarde me HEC-et

Balluku, 2 standarde me HEC-et

"Bashkë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me një grup të përbashkët nga ministria e Mjedisit, kemi nisur punën për të skanuar gjitha këto HEC-e"

Edhe pse kishte deklaruar një gjë të tillë ministrja e Energjitikës ka treguar edhe njëherë se vepron me dy standarde.

Në mbledhjen e datës 12 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 5 leje ndërtimi për Hidrocentrale si dhe ka rishikuar një tjetër leje ekzistuese.

Ndryshe nga disa leje të mëparshme për ndërtime HEC-esh dhe që vijojnë të bllokuara KKT ka miratuar lejet për ndërtimin HEC-it Dritën në Lumin e Gashit në bashkinë e Tropojës qarku Kukës me subjekt shoqërinë  “Breçani – R.O.S.P” sh.p.k.

Po kështu një tjetër leje që pritet të shkaktojë reagime është ajo për dy HEC-et e tjera që shkojnë deri në derdhjen e lumit Urakë.

Bëhet fjalë për leje ndërtimi  për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës.

Lumi Urakë u vendos në qendër të vëmendjes  pas protestave të vazhdueshme të banorëve të zonës, të cilët kundërshtonin me ngulm ndërtimin e dy HEC-eve. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për dy lejet ekzistuese apo 2 të reja pasi në atë kohë ministrja premtoi anulimin e tyre.

Po kështu KKT ka miratuar një leje ndërtim për  burimit të ri gjenerues të energjisë,

Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”.

Po kështu leje HEC-i është dhënë për ndërtimin e hidrocentraleve  Ligjanca 1 dhe 2, me vendndodhje në lumin e Ligjancës dhe përroit të Pishkashit, Bashkia Prrenjas”.

Leje e re është ajo për ndërtimin e hidrocentralit  “KUÇ” në rrjedhën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të Lumit të Shushicës, Bashkia Himarë.

KKT ka miratuar edhe rishikimin e një leje ekzistuese dhe shtyrjen e afateve për HEC-et DARSI 1 dhe DARSI 2, në përroin e Darsit, Bashkia Klos.

Ministrja Balluku garantoi pak kohë më parë një proces skanimi për të gjitha kontratat kontratat koncesionare të HEC-eve në të gjithë vendin, duke deklaruar se do prishen ato që kanë shkelje.

Por vendimet e fundit në KKT tregojnë se ministrja vepron me dy standarde duke hequr disa licenca dhe duke dhënë disa të tjera për ndërtime hidrocentralesh.

EMISIONET