Ballkanizimi i mëtejshëm i Ballkanit është recetë për katastrofë

Ballkanizimi i mëtejshëm i Ballkanit është recetë

"Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit,  diskursi po ngadalësohet duke propozuar ndarje të reja në rajon- e cila është një recetë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike. Në mënyrë diskrete, liderët politikë serbë dhe shqiptarë po hulumtojnë mundësinë e zgjidhjes së dallimeve të tyre duke përdorur këmbime territoriale.

Ideja për këmbim territoresh ka  qarkulluar në Beograd për vite me radhë ndërsa tani po tërhiqet edhe në qarqet kryesore shqiptare.

Ideja sigurisht nuk është e re, por ishte e rrezikshme në të kaluarën dhe mbetet e tillë në të tashmen.  

Lideri i Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe udhëheqësi i Kroacisë Franjo Tuxhman komplotuan në fillim të viteve 1990 për të ndarë  Bosnjen midis tyre. Por  reagimet e ndërkombëtarëve ndaluan planin.

Deri tani si politika e SHBA ashtu dhe e BE-së ka qenë shumë e qartë. Kufijtë që ishin atje në Jugosllavinë e vjetër duhet të mbeten në aty, dhe zgjidhja duhet të kërkohet brenda tyre. Të ballkanizosh më tej Ballkanin do të thotë të hapësh rajonin ndaj një konflikti të ardhshëm dhe gjakderdhje.

. Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.

Kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në një bisedë.

Kohët e fundit, kundërshtimi i fortë ndaj këtyre ideve është shfaqur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe udhëheqja e saj në Kosovë. Ata argumentojnë se një ndarje e këtij lloji do të jetë tradhëti ndaj serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër dhe me shumë gjasa do të çojë në një pastrim të plotë etnik të zonës, me kërcënime edhe për monumentet historike ortodokse në atë zonë.

Këto frika janë padyshim të bazuara mirë. Një shkëmbim territorial ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene.

Ndërsa disa mendojnë se ky proces mund të sjellë më shumë stabilitet - duke përfshirë dhe një bashkim të Shqipërisë me Kosovën - ka pak gjasa të ndodhë.

Përveç efekteve të menjëherëshme mes dy vendeve dhe faktit që do të jetë i vështirë implementimi, do të ishte një rrezik për hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan: Do të rihapte debatin për të ardhmen e Bosnjes, dhe lideri serb i bosnjes sigurisht do ta mirëpriste këtë mundësi.

Më e rrezikshme çështja do bëhej në Maqedoni, ku shqiptarët janë pjesë substanciale e popullsisë.

Nëse zonat shqiptare të rajonit të gjerë do të nisin të bashkohen, edhe përmes një procesi të shkëmbimit të territorit, do të ketë patjetër ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht si të luaje me zjarrin.

Në Bruksel dhe në Washington ka nga ato që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord me shkëmbimin e territoreve, mes Serbisë dhe Kosovës, përse ne duhet të kemi objeksione?

Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur të gjithë vëmendjen duhet t'i kushtohet nxitjes së stabilitetit, duke e kthyer anën tjetër në këto çështje është si të nxisësh trazira në dekadat e ardhshme.

Padyshim që duhet të gjendet një kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës,  për të çuar më tej ambiciet e integrimit evropian dhe atllantik të të dy vendeve.     

Kjo mund të përfshijë një shkallë më të madhe të decentralizimit për pjesët serbe të Kosovës dhe mund të nënkuptojë pranimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara.

Kanë kaluar më shumë se 5 vjet që kur BE ndërmjetëson një marrëveshje që tregon një rrugë drejt marrëdhënieve normale mes dy vendeve, por që atëherë, përpjekjet diplomatike të SHBA dhe BE janë venitur.

Për konseguencë prirja për ndarjen është rikthyer në rajon. Kjo është e rrezikshme dhe si Washingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen para këtij rreziku.  

Integrimi gradual i Serbisë dhe Shqipërisë në BE dhe në NATO,  në bazë të kufijve ekzistues  është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Të luash me kufijntë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu tani.

/Perkthyer nga Washington Post/

EMISIONET