Ballkani, arenë gjeostrategjish

Ballkani, arenë gjeostrategjish

Dikur konsiderohej fuçi baruti ndërsa sot Ballkani është arenë e përplasjeve të interesave gjeostrategjike. Strategjitë shpeshherë kanë arritur në ekstrem në luftën për ndikim.

Për ti bërë ballë këtyre ndërhyrjeve, Shqipëria thotë se recetë është integrimi i plotë i rajonit  në strukturat euroatlantike.

Olta Xhaçka: "Le të mos kemi asnjë iluzion. Pavarësisht kësaj që është arritur, rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende sot një arenë e përplasjes së interesave gjeostrategjike që herë pas herë kanë arritur në ekstrem në agresivitetin e tij. Por unë nuk kam asnjë dyshim që anëtarësimi i plotë në strukturat euroatlantike është mënyra e vetme për të forcuar imunitetin tonë ndaj të gjitha këtyre ndërhyrjeve."

Mes shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, Ministrja shqiptare e Mbrojtjes propozoi zgjerim të organizmit dhe mision të përbashkët në Irak.

Olta Xhaçka: "Do donim të miratonim në përfundim të kësaj konference propozimin tonë për një përfaqësim të përbashkët për vendet e A-5 në misionin e NATO-S në Irak."

Si shenjë angazhimit dhe mbështetjes së SHBA për vendet e A-5 si edhe gjithë rajonit të Ballkanit në takim ishte zv/komandanti i Komandës së SHBA-ve në Evropë.

EMISIONET