Balliu: Dhunimi i Sahit Dollapit, politik

Balliu: Dhunimi i Sahit Dollapit, politik

 Ish-deputeti demokrat Klevis balliu, në një prononcim për RTV Ora nga ambientet e jashtme të drejtorisë së Policisë së Tiranës u shpreh se dhuna e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi është dhunë politike.

Balliu: Janë me dhjetëra të arrestuar, por më e rëndë është ai i dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve, e urdhëruar nga kryeministri. Është ushtruar dhunë politike ndaj Sahit Dollapit, i cili në cdo protestë ka qenë në vijë të parë për të mbrojtur efektive e Policisë. Për dhunën e shtruar ndaj Dollapit do të mbahet përgjegjësi nga Arben Bare deri tek Edvin Kristaq Rama. 

Ky kryeministër i ka ditët e numëruara, këta efektivë bëjnë mirë që mos ti përgjigjen më këtij njeriu. Sot në Shqipëri po kthehet mentaliteti i një policie si e Enver Hoxhës. Policia fabrikon prova kundër qytetarëve për ti mbajtur ata të arrestuar. Kjo luftë që ka nisur mes popullit dhe qeverisë së dorgës do të përfundojë me fitoren e qytetarëve.



EMISIONET