Avokatja e Popullit, erinda Ballanca nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora tha se institucioni i avokatit të popullit ka kërkuar dëmshpërblim edhe për ata banorë, që prisnin legalizimet ti merrnin pas shumë vitesh.

Zheji: Kam shumë mesazhe nga një grup njerëzish që po na ndjekin. Janë banorët e Unazës së Re. Linda Protoduari thotë 'aman thuaja zonjës avokate çfarë do të bëhet me ne. Ta ngrijë zërin për ne sepse afati i fundit është edhe nesër. Ne do përplasemi deri në fund.'

Ballanca: Avokati i Popullit ka marrë edhe dje nga këta banorë. Ata janë në dijeni të faktit se ne e kemi trajtuar këtë çështje dhe sa i përket gjithë problematikës së Astirit ne kemi gjetur një sërë shklejesh në veprimtarin e një numër organesh të administratës shtetërore.

kanë qenë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe i kemi adresuar një raport të posaçëm Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me këtë çështje. Ky raport është duke u shqyrtuar. Duhet të presim që Kuvendi të marrë në shqyrtim këtë raport para se ta bëjmë publik. Ne kemi bërë një deklaratë në mbështetje të një zgjidhje kompromisi për banorët, duke zbatuar standardet e gjykatës europiane. Banorët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim nëse nuk janë 100% të ligjshëm, të vlerës. Por të gjendet një zgjidhje kompromisi  dhe të ketë një dëmshpërblim edhe për ata persona, që për një numër të madh vitesh do të legalizoheshin për shkak të ligjeve që mazhoranca të ndryshme kanë miratuar.


/Ora News.tv/