Balla thirrje PD për votimin e reformës zgjedhore: Nuk bllokoni dot negociatat

Balla thirrje PD për votimin e reformës zgjedhore: Nuk bllokoni dot

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, apeloi edhe njëherë Partinë Demokratike të votojnë reformën zgjedhore.

Ai tha se Basha për këtë ka marrë mesazh nga PPE dhe kristian-demokratët gjermanë.

Balla: Doli këtu (Basha) dhe tha nuk hapen negociatat.  Zoti Basha ti ke takuar para dy ditësh një nga këshilltarët e CDU-CSU, ndërkohë që ne sapo kemi takuar pardje figurën më historike të kristian-demokratëve gjermanë, Wolfgang Schauble.

E falenderoj për një pozicion shumë të qartë, mbështetjen terësore të hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në Bundestagun gjerman, me gjithë përpjekjet tuaja antishqiptare, ka një shumicë bindëse në favor të hapjes së negociatave.

Edhe grupet në opozitë. Sepse e shohin këtë proces si një proces që duhet të vazhdojë. Pas zgjedhjeve europiane të 23-26 majit, KE dhe më pas Këshilli do të hapë dritën jeshile. Në këtë proces ju jeni të ftuar të kontriboni, kontributi juaj i vetëm është … Lulzim ke marrë një mesazh shumë të qartë nga PPE dhe nga kristian-demokratët gjermanë.

Duhet të vish të votosh reformën zgjedhore që e kemi bërë me një asistencë të vyer të qeverisë gjermane.Ne të votojmë së bashku. Sa për andrallën tuaj se duke bllokuar reformën zgjedhore mund të bllokoni hapjen e negociatave, Këshilli i 28 qershorit e ka thënë shumë qartë: Mazhoranca duhet të depozitojë një draft për reformën zgjedhore.

Nëse doni të merrni pjesë në zgjedhje hajdeni dhe votoni. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet për të hapur negociatat.





EMISIONET