Balla sulmon opozitën i kujton Klement Balilin

Balla sulmon opozitën i kujton Klement Balilin

Projektligji për magjistratët mbetet sërish në sirtarin e Kuvendit pasi maxhoranca nuk arriti të sigurojë votat për ta miratuar në kushtet e mungesës së opozitës.

Gjatë seancës plenare ndërsa kreu i PD-së fliste në aktivitetin e organizuar në hotel "Tirana" në Kuvend socialisti Taulant Balla hodhi akuza ndaj ish aleatit të tij Edmond Panariti, se ka qenë ai që ka lidhur kontratë me Balilajt.

Taulant Balla: "Një kontratë të firmosur nga paardhësi juaj zoti Panariti me Balilajt, ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë"

Vetë ish ministri ka përgënjeshtruar akuzat me anë të një statusi ne facebook.

Edmond Panariti:"Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili... zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim...lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem... Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me - 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë, aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale."

Gjithashtu socialistët i kërkuan ministrisë së Bujqësisë auditim për të gjitha tokat bujqësore.

Ndërkohë nga foltorja e kuvendit Taulant Balla ka sulmuar dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Këtij i ka kërkuar të sqarojë lidhjet e kunatit të bashkëshortes së tij me huligarkët.

Taulant Balla:  "A mund ta besojë kush në Shqipëri që mund të bëjë luftë kundër oligargëve gjobaxhiu i oligarkëve, Lulzim Basha. Ai i pari duhet të sqarojë marrëdhëniet me kunatin e tij me të gjithë kompanitë e oligarkëve." 

Mungesa e deputetëve socialistë gjatë dy orëve të seancës plenare mori fund gjatë momentit të votimit, kur të gjithë ministrat së bashku me kryeministrin bashkuan votat për të miratuar pr/ligjet në rendin e ditës. Por nuk u votua pr/ligji për magjistratët.

EMISIONET