Në seancen plenare të së hënës, PS do të ngrejë komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas dekretit të tij për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Në krye të hetimeve parlamentare për kreun e Shtetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës do të jetë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Por pavarësisht se PS i duhen votat e opozitës së re, grupi demokrat kërkon që të shtyhet hetimi për Presidentin për sa kohë mungon Kushtetuesja.

Tirane- Partia Socialiste nuk e ka marrë në konsideratë propozimin e Presidentit Ilir Metes për zgjidhjen e krizes politike, pasi mazhoranca vijon procedurat për shkarkimin e Kreut të Shtetit, me akuzën për shkelje të rëndë të Ksuhtetutës. Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, kreu i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se të hënën në seancen plenare të posaçme të ores 18:00 do të diskutohet dhe do të votohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Taulant Balla: "Jemi në fazën kur është shqyrtuar nga Komisioni i Çështjeve të Ligjeve nisma e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në këtë fazë të këtij procesi, raportoi i shkon seancës plenare. Sipas rregullores, Kuvendi diskuton në seancën plenare raportin e Komisionit të Ligjeve. Nëse raportoi miratohet procedura vijon më tej, duke u ngritur Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e Presidentit dhe më pas Komisioni Hetimor paraqet në Kuvend raportim përfundimtar, i cili në rast se merr mbështetjen e 94 apo më shumë deputetëve miraton shkarkimin  Presidentit dhe më pas e certifikimin e bën Gjykata Kushtetuese."

Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhorancës i nevojiten edhe votat e opozitës se re, por mesa duket kryetarja e grupit demokrat mendon se nuk është koha e duhur për nisjen e hetimit kur në vend mungon Gjykata Kushtetuese.

Burime brenda grupit socialist thanë se komisioni hetimor do të përbehet nga 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga dy grupet e tjera parlamentare të opozitës. Në krye të hetimeve për kreun e shtetit do të vendoset kyetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Kush do të jenë anëtarët e Komisionit Hetimor?

Taulant Balla: "Kjo është një vendimmarrje që i takon grupeve parlamentare. Patjetër që të tre grupet parlamentare do propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision.

Është e rëndësishme që jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuese dhe rregullores së Kuvendit për të çuar më tej këtë kërkesë dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidentit. Sot vijohet procedura e shkarkimit." 

Por përveç objektivit për shkarkimin e Metës, PS do të fusë në skanerin e analizes edhe votat e 30 Qershorit. Burimeve nga mbledhja e krysisë së PS, mësohet se kryesocialisti Edi Rama u ka kërkuar të deleguarve që të zvhillohen analiza në asambletë e PS çdo bashki për të bërë bilancet e rezultateve, si dhe ecurinë e procesit të konstituimit të kryetareve të rinj dhe këshillave bashkiake. Në fund të muajit korrik pritet që PS të mbledhë Asamblenë kombëtare në kryeqytet.


/Ora News.tv/