"13 tetori është maratona e Tiranës dhe besoj se do të jetë ditë feste" kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla menjëherë pas takimit me Drejtorin për Europën Qendrore e Jugore në DASH, David Kostelancik.

Në një intervistë për RTV Ora, numri dy i PS-së u shfaq i bindur se opozita ka reflektuar dhe do të jetë pjesë e reformës zgjedhore

Taulant Balla"Shqipëria ka institucione tërësisht legjitime, një qeveri që buron nga një parlament legjitim. Diskutuam për vijimin e mëtejshëm të reformave. Ne duam që pjesë e procesit të reformës zgjedhore të bëhet PD përmes karriges bosh që e kemi lënë në komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë jam besimplotë që tashmë PD ka reflektuar për tu rikthyer dhe për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm"

 Duke anashkaluar kërkesën e opozitës parlametare për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit të Reformës zgjedhore, Balla tha se kushte të tilla janë të papranueshme në tryeza politike.

 Taulant Balla:  "Zoti Gjiknuri është ekspert shumë i mirë. Ruan autorësinë e disa prej ndryshimeve të Kodeve Zgjedhore në shumë vite, edhe në atë 2008 dhe atë 2012. Kështu që, nuk është dhenuk do të jetë pjesë për tu diskutuar"

Fokusi i mazhorancës edhe për këtë sesion mbetet reforma në drejtësi, ndërsa pritet që së shpejti të ngrihen edhe 3 institucionet e reja të gjyqësorit.

/Ora News.tv/