Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë sërish një reagim drejtuar Shkëlzen Berishës, me të cilin janë në një proces gjyqësor.

Në një statuës në Facebook, Balla thotë se akoma drejtësinë e drejton Sali Berisha. Ndërsa pyet djalin e ish-kryeministrit përsë nuk shkon dot në Amerikë.

Taulant Balla: Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha i është përgjigjur Ballës, duke thënë se ai lëviz i lirë në SHBA dhe BE, madje i pashoqëruar nga trafikantë, siç e akuzon ai deputetin socialist. 

Shkëlzen Berisha: Tualet! Une ne SHBA dhe BE pavaresisht gojeve te liga qe ulen mbi ty, udhetoj si njeri i lire, i pa shoqeruar nga trafikante droge te cilet me pas shperblehen me miliona euro nga taksat e shqiptareve.

Por meqe vendose te hapesh kapakun ben mire te na shpjegosh nese trafikantet e droges, te kane dhene thjesht shoqerine e mire apo te kane paguar biletat, hotelet, udhetimet, veshjet e shume shije te tjera qe ndani bashke.

Ben mire te na shpjegosh nese te kane sponsorizuar me parate e droges apo me parate e tenderave qe kane fituar pas kthimit nga udhetimet e me ty.

Beje me mire ti, para se ta bejne specialistet e OSHE kur t'u duhet te shpjegojne kush i ka udheruar per te shpallur fitues te miliona eurove ne kundershtim me ligjin, miqte e shtepise tende. Beje me mire vete. Beje se te ndihmon te shpelahesh!


/Ora News.tv/