Balla paralajmëron Bashën: Drejtësia e re do të rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit

Balla paralajmëron Bashën: Drejtësia e re do të rihapë

Edhe pse kryeministri Rama i ka ndaluar deputetët e tij të dalin në përballje televizive me deputetët e dorëhequr të PD-së, nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat në distancë.

Sekretari  i Përgjithshëm i PS-së nga Gramshi paralajmëroi Bashën dhe Berishën se drejtësia e re do të rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit.

Taulant Balla: Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë, me bomba molotov institucionet e shtetit nuk kanë të bëjnë me ne, kanë të bëjnë me hallet e tij me drejtësinë. Një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do të rihapë njëherë e përgjithmonë të gjithë dosjet e korrupsionit.

Taulant Balla i bëri thirrje votuesve të opozitës që të bashkohen me Partinë Socialiste, pasi sipas tij kanë mbetur të papërfaqësuar.

Taulant Balla: Ata ju tradhëtuan por ne jemi të gatshëm t'ju përfaqësojmë.

Kreu i grupit socialist tha që kjo situatë politike e krijuar nga opozita dëmton rrugën europiane të Shqipërisë drejt BE-së.

EMISIONET