Ndërsa opozita bëhet gati për protestën e së hënës, PS vijon analizën e saj post zgjedhore. Nga Elbasani kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se PS pas 30 qershorit ka garantuar se nuk do të ketë parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet.

Balla: Elbasani dhe gjithë Shqipëria, pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt. Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Sipas Ballës, ky 4-vjeçar do të ketë në fokus rrethinat.

Balla: Ky katër vjeçar do të ketë në fokus të vet rrethinat, më së shumti zonat e thella për të cilat kemi shumë detyrime dhe deri tani nuk kemi pasur mundësi të bëjmë sa duhet. Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qendrore.

Një ditë më parë PD akuzoi KQZ se ka bërë falsifikime të rezultatit të zgjedhjeve në Elbasan. Sipas selisë blu KQZ ka prodhuar dokumenta false me qëllim   mbulimin e skandalit të 3 mijë votave më shumë.

/Ora News.tv/