Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se ka depozituar sot Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për disa vepra penale.

Balla shpreh bindjen se "këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar". 

Deputeti socialist shton se në fund të këtij procesi shefi i opozitës do të marrë dënim shembullor dhe e vërteta 3.4 mln eurove në  Toyota Yaris do të zbardhet.

Balla: Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.

"3.4 mln e Toyota Yaris", Balla: Kam dyshime që Basha njeh dy të kërkuarit

/Ora News.tv/