Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kjo javë është vendimtare për krijimin e një gjyqësori të pavarur.

Postimi i Taulant Ballës:

Kjo javë është vendimtare, Në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë.

Kush mendon se mund ta pengojë, e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqipëria evropiane me drejtësi të pavarur.

/Ora News.tv/