Balla: KE rikonfirmoi se Shqipëria është gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim

Balla: KE rikonfirmoi se Shqipëria është gati për të

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes nj postimi në rrjetin social facebook në lidhje më ndryshimin e metodologjisë nga BE për anëtarësimin.

Balla shkruan se KE e ka rikonfirmuar vlerësimin e qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ët filluar menjëherë bisedimet or anëtarësim.

Taulant Balla: Sot Komisioni Evropian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit prej gjashtë vendeve tona. Komisioni Evropian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian. 

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Evropian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe ambasasdori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, vlerëson se propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është lajm i mirë për të ardhmen të europiane të Shqipërisë.

"Ajo çon përpara anëtarësimin në BE, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë rezultatet e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë" përfundon Soreca.

EMISIONET