Balla: Fjalimet e Berishës janë zëvendësuar me fjalimet e ngjashme të Kujtim Gjuzit

Balla: Fjalimet e Berishës janë zëvendësuar me fjalimet e

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit shprehu keqardhje për Presidentin, i cili sipas tij rendit veten në ata që mendojnë se reforma në drejtësi nuk është sukses.

Balla tha se Parlamenti është funksional, edhe pse vendin e Monika Kryemadhit e ka zënë Ralf Gjoni dhe të Sali Berishës Kujtim Gjuzi.

Taulant Balla: Më vjen keq që Presidenti i Republikës, e rendit veten në krahun e atyre që reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet. Edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, nuk ka një partner sot nga SHBA në BE që nuk vlerësojnë reformën në drejtësi. Apo për më keq se kaq që Parlamenti sipas  Presidentit nuk qenka funksional? Pse nuk qenka funksional Parlamenti, se këtu nuk është Monika dhe është Ralfi, apo se këtij Kuvendi i mungojnë fjalimet  pa pikë e pa presje të Sali Berishës dhe janë zëvendësuar me fjalimet e ngjashme të Kujtim Gjuzit. Unë nuk shoh ndonjë dallim.

Balla tha edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen, pasi ku është afati i fundit kushtetues.

Taulant Balla: Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Këtu ka plot parti politike të opozitës që janë regjistruar. Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment kushtetues për ata që nuk e dinë, përfshi ndonjë parti rrugore ish-parlamentare, 30 qershori është afati i fundit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Nuk ka as më 1 korrik, as më 2 korrik. Dhe kush guxon të dëmtojë procesin zgjedhor ju kam lexuar ndëshkimet që ka kodi penal.

EMISIONET