Nga Labinoti, në procesin e llogaridhënies, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të vijë në Kuvend pasi është e pafalshme sipas tij që të mungojë kur është duke u diskutuar buxheti për vitin e ardhshëm.

Taulant Balla: "Unë nuk gjej një vend tjetër në botë që opozita të mungojë në Kuvend për diskutimin e buxhetit. Nuk ka më të rëndësishme për një deputet se sa të jetë në parlament për të diskutuar buxhetin e shtetit, se kur do të bëhet kanali vaditës, se kur do të bëhet rruga. Sa i përket atyre historive të akuzave, filmimeve, telenovelave me babale, pa babale të jeni të sigurtë që prokuroria dhe gjykata do t’i shkojnë deri në fund. 

 Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, i këroi banorëve të Labinotit të komunikojnë me deputetin e tyre më shumë për të gjtiha cështjet që i shqetësojnë.

/Ora News.tv/