Pas vendimit të Sekretariatit të Kuvendit për ta shpallur të vlefshëm votimin për Teatrin, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Taulant Balla, tha se dy deputetë të LSI-së i kanë "lënë në dorë" kartën e Vangjel Tavos ish-deputetit të tyre Robert Bitri.

Balla tha pas analizimit të pamjeve filmike nga seanca e së enjtes, duket qartë se karta ka kaluar dorë më dorë mes deputetëve Braimllari dhe Panariti deri tek tek vendvotimi i Bitrit.

Balla: Në ato prova filmike që do të bëhen publike, duket qartë që një deputet i caktuar, anëtar i grupit parlamentar të LSI, ka marrë kartën nga vendvotimi i zotit Tavo dhe e ka shpënë kartën përmes dorës së një deputeti tjetër po të LSI në vendvotimin e zotit Bitri. Pak rëndësi kanë emrat, do ti shikoni.

Pyetje: Bëhet fjalë për zotin Braimllari dhe Panariti?

Balla: Besoj se po. Jam shumë i sigurt se mund të kenë pozicione të ndryshme, për mua është i rëndësishëm qëndrimi për të bojkotuar Kuvendin mbi një veprim që e ke kryer po vetë. Nuk ka rëndësi kush e ka bërë këtë veprim në kuptimin dhe të rregullores së Kuvendit sepse ky votim nuk ka ndryshuar as në kuorumin e vendimarrjes dhe as në rezultatin e votimit. Më vjen keq që opozita e vendit tim ka degraduar deri në këtë pikë që bën një veprim vetë dhe mbi veprimin e kryer vetë merr përsipër të firmosë një shkresë ku akuzon për vjedhjen historike.

/Ora News.tv/