Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të kreut të opozitës sipas të cilit po vidheshin mbi 200 mln euro me Teatrin Kombëtar, tha se ai e mban gjithmonë tek ajo shifër. Balla e konsideroi lapsus frojdian,  duke i ripërsëritur edhe një herë akuzat për Rrugën Durrës-Kukës.

Deklaratat e tij u bënë pak para votimit të projekt-vendimit për Teatrin Kombëtar, çka i hap rrugë shembjes së ndërtesës aktuale dhe ndërtimin e një godine të re.

Balla: Sot është diskutimi për procedurën jo për thelbin. Thelbi do të diskutohet në seancën e radhës. Edhe përgjatë komisioneve, do të diskutohet gjerë e gjatë. Ngrihet pyetje se nuk i respektojmë aktorët që kanë ardhur dhe na kanë kërkuar takim. 

Po i respektojmë sepse na kanë dërguar një kërkesë ku thonë jemi plotësisht dakord. Jo ty Albana se ti kur flet je mbrojtja e mirë për ne, por për zotërinë që bëri fjalosjen e radhës për procedurë, lapsur frojdian i pa imagjinueshëm. 

Sa herë që flet për çështje vjedhje, tek 230 e mban. Ti çdo gjë me 230 e mban. Po janë milionat e tua Lulzim, që nuk ke dhënë akoma llogari për rrugën Durrës-Kukës. Ki burrninë dhe dil e më kthe përgjigje për atë që kam thënë sot në seancën plenare për lidhjet e tua.  

/Ora News.tv/