Bekim Balaj dhe Odise Roshi janë kthyer të jenë rezultativ për skuadrën e tyre Akhmat Grozny. Dyshja shqiptare ka shënuar 3 nga katër golat që skuadra ruse shënoi përballë austriakëve të Schwaz.

Për të zhbllokuar rezultatin mendoi Roshi, që në minutën e 33-të prishi ekuilibrat. Vetëm pak minuta më pas, ishte radha e bomberit shkodranë për të marrë skenën, me Balaj që shënoi dy herë, në minutat 37-të dhe 39-të.

Në fundin e pjesës së parë austriakët ngushtuan shifrat, ndërkohë që Akhmat nuk i kishin "shteruar" golat duke shënuar dhe golin e katërt.

Një sinjal mjaft i mirë për dyshen kuqezi, që nëse vijojnë në këtë formë mund të jenë një zgjedhje e parë për teknikun e rusëve, duke parë se në ndeshjet e fundit kanë humbur vendin e titullarit.



/Ora News.tv/