Baçi: Korrupsioni i naftës fillon nga Albpetrol, drejtorët ndërrohen një herë në vit

Baçi: Korrupsioni i naftës fillon nga Albpetrol, drejtorët

I ftuar ditën e sotme në hapësirën e intervistës në 'Ora News' ishte kryetari PD për qarkun e Fierit, Luan Baçi. Situata e vështirë që po kalon sektori i naftës dhe greva e urisë e punonjësve të Ballshit, kanë qenë disa nga temat ku Baçi vuri theksin e tij.

Sipas tij kjo është një situatë e përsëritur ku shteti po iu futet deri te rroga dhe buka e fëmijëve të naftëtarëve. Baçi nënvizoi faktin se korrupsioni për naftën fillon që nga kompania shtetërore Albpetrol, pasi në këtë institucion drejtorët ndërrohen të paktën një herë në vit.

Luan Baçi: ‘’Një situatë që po e shikojmë sot dhe që e kemi parë me vite të tera të ndodhë. Nafta, ky ar i zi, mall i kushtueshëm dhe me shume vlerë, që është pasuri nëntokësore, vidhet dhe keqmenaxhohet nga shteti. Punonjësit e Patosit, Mallakastrës, Fierit shkojnë dhe punojnë në këtë sektor për të marrë pagat që për jetesën e tyre nënmesatare. Por ato dhe rrogën që iu takon nuk e kanë marrë.  Të pangopurit po i futen naftëtarëve deri te paratë dhe te buka e fëmijëve të tyre. Atyre nuk iu mjaftojnë ato që vjedhin me anë të koncensioneve dhe PPP.''

''Ata nuk mjaftohen me firmat fantazëm që marrin te Albpetrol dhe pasi i vjedhin i çojne përsëri në Albpetrol. Që nga Albpetroli fillon vjedhja e naftës. Duhet të kishim një prokurori që duhet të kishte rolin e vet. Në një prokurori të kapur nuk do ketë raste hetimesh dhe ndjekje penale për personat përgjegjës. PD ka bërë denoncime rast pas rasti, me fakte dhe afera korruptive në Albpetrol. Drejtuesit e Albpetrol ndërrohen vit pas viti. Para 2-3 muajsh është emëruar një drejtuese nga Tirana që vjen me 4-5 makina luksoze. Bën ndonje apel sa per të thene dhe kthehet në Tiranë.''

EMISIONET