Ish-spikerja e “Zjarr TV” Enki Braçaj ka qenë e ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora e cila kak folur gjatë për eksperiencën e saj si një spiker me gjoksin e ekspozuar më shumë sesa duhet dhe si e kanë pritur prindërit  këtë vendim të vajzës së tyre.

Aulona Musta: Si e përjetuan familjarët e tu?

Enki Braçaj: Është një histori shumë e bukur. Më mori çuni i dajës në telefon, kishte mendu se me kishin vjedhur pasëordin e telefonit dhe më kishin shpërndarë videot. Në asnjë moment nuk e ka menduar se unë e kam bërë vetë. E më tha kush e ka bërë këtë, do ja bëj atë do ja bëj këtë! I thashë qetësohu se e kam bërë vetë dhe ngeli ai.

Fatma Haxhialiu: Si ka qenë impakti në familje, të kanë thënë gjë?

Enki Braçaj: Problemin më shumë e kam pasur me babin, se mamit deri diku ia kisha shpjeguar pak, sigurisht jo ashtu siç ishte se nk do më kishte lënë, do më fuste një të rrahur të mirë. Kam qenë 21 vjeç.

Prindërit e mi janë të divorcuar, një gjë që nuk e kam thënë kurrë. Im at jeton në Skrapar. Më thoshte Enki mund ta hapësh, Enki të kam zemër hap minimum telefonin të flasim. Unë fare, pas 2 muajsh kam shkuar në Skrapar. Ai më tha unë e di se çfarë Enki kam rritur, ata dine më vërtet se çfarë Enki kanë rritur. Problemin e kisha vetëm tek ai. Domethënë un 2 muaj nuk ja kam hapur telefonin, nuk guxoja fare. 

/Ora News.tv/