Babë e bir plagosin me thikë një 27-vjeçar tek "Komuna e Parisit"

Babë e bir plagosin me thikë një 27-vjeçar tek

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Komunës së Parisit" pas një konflikit mes të plagosurit dhe dy personave të tjerë, babë e bir.

"Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 27 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir)", sqaron policia. 

Dy autorët babë e bir u shoqëruan në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërsa i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit. 

EMISIONET