Babai i jep 'puthjen e lamtumirës' foshnjes së tij të porsalindur

Një baba i ka dhënë puthjen e lamtumirës foshnjes së tij të porsalindur para se ta braktiste në një kishë në Kerala, Indi.

34-vjeçari i tha policisë se kishte frikë se do të turpërohej në publik për shkak se ishte bërë ne 4 fëmijë.

Pamjet u filmuan nga kamerat e rrugës dhe u transmetuan në kanalet televizive lokale.

Stafi i sigurisë në kishë gjeti foshnjen 3 ditëshe të enjten rreth orës 20:30 dhe menjëherë lajmëroi autoritetet.

Policia përdori videon për të gjurmuar Bitton dhe gruan e tij Prabitha, 28 vjeçe, të cilët u arrestuan mëngjesin e së premtes në qytetin Edapally. Bitto në video shihet duke hyrë në kishë dhe puth foshjen në kokë përpara se ta vendos në tokë me kujdes.

Ai largohet, por nuk i largon dot sytë nga fëmija, të cilin mund ta mos e shohë më kurrë.

Prabitha njoftohet se lindi foshnjen në spital përpara se të vendoste së bashku me bashkëshortin për ta braktisur.

Çifti i tha policisë së vendosën që të mos e mbanin fëmijën për shkak të paragjykimeve të komunitetit se ishin bërë me 4 fëmijë.

Miqtë dhe familjarët i kishin tallur kur Prabitha ngeli shtatzënë. Çifti tani ndodhet në burg nën akuzën e braktisjes së fëmijës.

Foshnja ndodhet në spital dhe po mbahet nën mbikqyrje që të jetë sa më e shëndetshme.

EMISIONET