Babai i Alvinit, Afrim Berisha, duke folur rreth përpjekjeve për lirimin e djalit të tij nga kampet e refugjatëve në Siri, ka falënderuar autoritetet shqiptare dhe veçanërisht Presidentit Ilir Meta për kontributin e tyre në kthimin e djalit të tij në Itali.

Ai u shpreh se me Kreun e Shtetit ka komunikuar disa herë lidhur përpjekjet që po bëheshin për Alvinin.

"Falenderoj shumë shumë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për ndihmën që na ka dhënë. Më prit 2 tre ditë, më tha" tha Afrim Berisha për emisionin “Open” në Top Channel.



/Ora News.tv/