Babai e humbi në stacionin e trenit, vajza gjen prindërit pas 20 vitesh

Historia e Yulia Gorina është një fund i lumtur! Vajza tani është 24 vjeçe dhe ka gjetur babain e saj, pasi e humbi kur ishte vetëm 4 vjeçe.

Ishte viti 1999 kur të dy, babë e bijë po udhëtonin së bashku në një tren nga Minski në Asipovichy në Bjellorusi. Ajo humbi, ndërsa babai i saj flinte. Nuk është e qartë si ndodhi ngjarja, por vajza kujton se ajo ndoqi një çift.

Në mënyrë të pashpjegueshme, tre javë më vonë fëmija u gjet në Rusi, më shumë se 500 km larg shtëpisë. Sidoqoftë, kur policia e gjeti, ajo nuk ishte në gjendje të gjente prindërit e saj dhe hoqi dorë duke u birësuar.

Familja  biologjike e vajzës u akuzua se nuk e donte fëmijën dhe se e kishte vrarë dhe fshehur atë, një dyshim që vazhdoi deri në vitin 2017, kur pafajësia e tyre u konfirmua.

Kanë kaluar njëzet vjet dhe tani Yulia më në fund ka gjetur familjen e saj biologjike. Kjo ndodhi fal të dashurit të saj, Ilya Kryukov, 31 vjeç, i cili gjurmoi ata me një kërkim të thjeshtë në internet.

Një test ADN-je tani ka vërtetuar se ajo është vajza e Viktor dhe Lyudmila Moiseenko.


(Ne foto, vajza dhe prinderit kur u takuan pas 20 vitesh)

EMISIONET