Avramopulos: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar, mbështesim vetingun

Avramopulos: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar,

Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos ndodhet në Tiranë ku deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment historik për të hyrë në familjen e Bashkimit Europian.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, zoti Avramopulos nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se në këtë kuadër mirëpret procesin e vetingut në polici.

"Lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Dëshiroj të mirëpres procesin e planifikuar të vetingut në polici"


Avramopulos e nisi fjalen me nje urim:
Uroj që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane dhe shtoi se BE është gati të japë fonde për luftën kundër drogës.

BE gati te jape fonde per luften kunder droges 

Avramopulos foli për marrëveshjen për mbikqyrjen e kufijve nga ekipe të agjencive europiane 

"Në veçanti dua të falenderoj autoritetet shqiptare për atë punë kaq të shpejtë që kanë bërë në mënyrë që ne të arrinim marrëveshjen për agjencinë europiane të kufirit dhe të rojeve bregdetare.
Ne kemi sigluar këtë marrëveshje kaq të rëndësishme dhe këtë gjë e bëmë sot. Kjo marrëveshje si fillim do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga agjencia europiane e kufirit dhe rojes bregdetare. në fakt siglimi i kësaj marrëveshje shënon edhe fundin e negociatave.

Ne do të kemi mundësinë të mbështesim inisiativat që janë të rëndësishme në luftën kundër drogës. Si me terrorizmin apo krimin e organizuar rrjetet që merren me ëcshtjen e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm në rast se ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase. Parandalimi është shumë i rëndësishëm 

Dua të inkurajoj Shqipërinë të përdorë plotësisht këtë mundësi që po jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre inisiativave. Kjo do të ndihmojë Shqipërimë të përshpejtojë përpjekjet e saj sa i takon trafikimit prodhimit dhe përdorimit të  drogës. Përmes këtyre prërpjekjeve ajo që duam është që Shqipëria të jetë sa më afër BE"


Ministri Xhafaj u shpreh: Do të bëjmë gjtihcja  për të garantuar se Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e kultivimit të kanabisit

Vizita 

Në Tiranë ndodhet për një vizitë Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos.

Mësohet se një nga qëllimet e tij të vizitës në Tiranë është edhe nënshkrimi i një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.

Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi

Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policve, por policia shqiptare do te mbeshtet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.



EMISIONET