Avokati Lapaj: Tek hoteli që u rrëzua një natë më parë kishin fjetur 60 të rinj për një trajnim

Avokati Lapaj: Tek hoteli që u rrëzua një natë më

Avokati Adriatik Lapaj tha se në hotelin Vila Palma në Durrës, i cili u shemb nga tërmeti, një natë më parë kishin fjetur 60 të rinj që po merrnin pjesë në një trajnim.

I ftuar në "360 Gradë" në RTV Ora, Lapaj tha se bilanci do të ishte dhe më tragjik nëse në gjitha hotelet që u shemben do të kishte pasur turistë.

Adriatik Lapaj: Te ai hoteli që u rrëzua një ditë para kanë qenë 60 djem dhe vajza që kanë fjetur për shkak të një trajnimi. Kanë qenë edhe të huaj.Po sikur të kishin fjetur një natë më shumë? 60 djem dhe vajza jo më shumë se 25 vjeç mosha mesatare. Ku do të ishim sot? Do të kishim një bilanc shumë më tragjik se kemi sot. Fatmirësisht ajo nuk ndodhi. Unë mbaj përgjegjësi për këtë që them, mund të verifikohet. Një natë më para 60 të rinj kanë fjetur aty. Unë dua që në shtetin tim njëherë dreqi e mori të mbahen përgjegjësi të drejta.



EMISIONET