Avioni përplaset e shpërthen në flakë, shpëtojnë mrekullisht të gjithë pasagjerët

Dy anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur por të gjithë pasagjerët mbijetuan pasi një avion rus u rrëzuar dhe shpërtheu në flakë gjatë një ulje emergjente në një aeroport në Siberi.

Angara Airlines u rrëzua rreth 100 metra larg pistës pasi u përpoq të ulej në orën 10:24 të mëngjesit të së enjtes, tha kompania ajrore.

Avioni u përplas në një impiant të ujërave të zeza para se të shpërthente në flakë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë An-24 në flakë.

Piloti Kolomin Vladimir Ilyich dhe mekaniku i fluturimit, Bardanov Oleg Vladimirovich, vdiqën në aksident. Ndërsa bashkëpiloti dhe një mjek i fluturimit mbijetuan.

Avioni po fluturonte nga Ulan Ude në Nizhneangars, dy qytete të largëta të Siberisë.

Por për mrekulli kanë shpëtuar 43 pasagjerët në bord që u evakuuan menjëherë.

Nuk kishte asnjë viktimë mes pasagjerëve.

Disa pej tyre u dërguan në spital ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin e së enjtes.

Piloti i vdekur kishte 34 vite përvojë pune dhe mbi 15.000 orë fluturimi, tha kompania ajrore.


EMISIONET