Avioni me drogë në Divjakë, Kristjan Demçe ekstradohet nga Belgjika

Avioni me drogë në Divjakë, Kristjan Demçe ekstradohet nga

Një nga personat e dënuar si të përfshirë në tentativën e trafikimit të drogës me avion nga Shqipëria në Itali është arrestuar në Belgjikë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

Kristjan Demçe është dënuar me 7 vjet e katër muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesë e grupit që kishin organizuar trafikun e kanabisit me avion.

Tentativa e bujshme u shënua më 10 maj të vitit 2014.

Avioni tip “PIPER” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës dhe ngarkoi aty mbi 300 kilogram kanabis sativa.

Por gjatë uljes avioni pësoi defekt në rrotën e parë dhe më pas dështoi të ngrihet në ajër.

Personat e përfshirë në trafik kishin tentuar që të largojnë lëndën narkotike, por ajo u kap në një makinë në zonën e pyllëzuar, në të cilën u arrestua edhe shtetasi Saimir Bajrami.

Gjatë aksionit policor, katër persona, mes të cilëve edhe piloti italian përfunduan në pranga, ndërsa tre të tjerë mes të cilëve edhe Kristjan Demçe u shpallën në kërkim.

LEXO: Avioni me drogë në Divjakë, në gjyq piloti Riformato dhe 6 persona të tjerë

Pas më shumë se dy vjet hetimesh, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Sajmir Bajramin, dhe Mareglen Ymeraj, me 14 vjet burg, Kristian Demçe dhe Orget Bilbilin, me 11 vjet burg, Kleviol Ahmeti dhe Aurel Pule me nga 10 vjet burg.

Ndërsa në një proces të ndarë, piloti italian Riformato u dënua me 15 vjet burg.

Por të gjithë personat e përfshirë në tentativën e trafikimit të drogës me avion përfituan 1/3 ulje dënimi.

DOSJA “RIFORMATO”

Giorgio Riformato, 15 vjet burg

Sajmir Bajrami, 14 vjet burg

Mareglen Ymeraj, 14 vjet burg

Kristian Demçe, 11 vjet burg

Orget Bilbilin, 11 vjet burg

Kleviol Ahmeti, 10 vjet burg

Aurel Pule, 10 vjet burg


EMISIONET