Avioni përplaset me banesat, 24 të vdekur

Një aeroplan është përplasur mëngjesin e sotëm(24 nëntor) gjatë momentit të ngritjes në Republikën Demokratike të Kongos.

Ajo është përplasur me disa shtëpi të qytetit të Gomas ku si pasojë mbetën të vrarë 24 persona, ndër to edhe fëmijë.

Shumë skuadra shpëtimi dhe oficerë policie arritën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Nuk ka një njoftim zyrtar por nga hetimet paraprake njoftohet se avioni ka pasur probleme me motorët.

Aksidente të tilla janë bërë të shpeshta në Kongo për shkak të cilësisë së shërbimit të aviacionit.

Kompanitë nuk plotësojnë kushtet dhe standartet për fluturim

Avioni i përket agjensisë së udhëtimit Busy Bee ku një zurtar i saj deklaron se në bord ishin 17 pasagjerë dhe 2 punonjës.


EMISIONET