Avioni bën ulje emergjente, plagosen 55 pasagjerë

Avioni bën ulje emergjente, plagosen 55 pasagjerë

Të paktën 55 pasagjerë janë plagosur si pasojë e uljes emergjente të një avioni komercial pranë kryeqytetit rus Moskë.

Ministria ruse e Situatave të Urgjencës bëri të ditur se fluturimi A321 i Ural Airlines ishte drejtuar nga Moska për në Simferopol me 230 pasagjerë në bord kur një prej motorëve të tij u përfshi nga flaka në ajër.

Duke menaxhuar parandalimin që zjarri të mos përhapet në pjesën tjetër të aeroplanit, ekipi kërkoi një ulje urgjente në aeroportin Zhukovsky, por doli nga shiriti i uljes rreth një kilometër.

Ekipet e urgjencës përfshirë dy helikopterë shkuan në vend.

Shumica e pasagjerëve morën lëndime të lehta.

Drejtori i Ural Airlines, Sergey Skuratov, tha se të dy motorët u fikën si pasojë e futjes së disa zogjëve.

Për çështjen në fjalë është hapur një hetim penal.

EMISIONET