Avionët luftarakë britanikë kanë interceptuar avionë ushtarak rus që fluturonte afër hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri Britanik i Mbrojtjes konfirmoi se avionët luftarakë janë lëshuar të mërkurën në përgjigje të incidentit.

Një zëdhënës tha:  "Avionët u ngritën si masë parandaluese kundër një inkursioni  të mundshëm në hapësirën ajrore të Britanisë nga një ose më shumë avionë të paidentifikuar.  Në asnjë moment nuk ka pasur rrezik hapësira ajrore e Britanisë së Madhe"

Britania në mënyrë rutinë monitoron avionët luftarakë rusë pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe dhe Forcat Ajrore Mbretërore kapën aeroplanët që fluturonin mbi Detin e Veriut muajin e kaluar.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, Mark Lancaster paralajmëroi në një fjalim të mbajtur në korrik për një Rusi gjithnjë e më shumë bindëse.

Më pas avionët ishin kthyer në Lossiemouth.

Incidente të tilla ka pasur dhe me anije luftarake ruse. 

/Ora News.tv/