Autoriteti i Dosjeve: Sheshin e kanë tërhequr si bashkëpunëtor, i është arshivuar dosja për 20 vjet

Autoriteti i Dosjeve: Sheshin e kanë tërhequr si

Në një intervistë për emisionin “Arena” nga Dritan Hila, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Dosjeve Skënder Vrioni ka folur për dosjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi i cili është akuzuar se ka qenë ish-sigurims.

Vrioni deklaron se nuk ka asnjë dokument që vërteton bashkëpunimin aktiv të Sheshit me Sigurimin e Shtetit të asaj kohe, por sipas tij ka një kartelë rekrutimi.

Hila: A ka një dokument ku Bujar Sheshi ka bashkëpunaur me sigurimin, duke dhënë informacione që ishin nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit?

Vrioni: Jo. Pikërisht nuk ka një dokument që të vërtetojë bashkëpunimin aktiv të Sheshit, por ka një kartelë Model 2, që zotin Sheshi e kanë tërhequr në bashkëpunim në moshën 18 vjeç.

Dosja është arkivuar për 20 vjet, por ne nuk kemi mundur ta gjejmë.

 

EMISIONET