Zbardhet motivi i  masakrës së ndodhur pasditen e 10 gushtit në fshatin Resulaj, në Selenicë të Vlorës. 

Shkak ishin akuzat që pjesëtarë të familjes Zykaj kishin ngritur ndaj autorit Ridvan Zykaj si autor të vjedhjeve që kishin ndodhur në banesat e tyre,

"Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje)" informoi zyrtarisht policia e Shtetit paraditen e sotme. (11 gusht)

E premtja e zeze 

Pasditen së premtes Ridvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 pjesëtarë  të fisit Zykaj mes tyre 3 gra dhe dy femije.

Para ngjarjes, autori ka qenë duke drekuar me familjen ku dyshohet se ka konsumuar alkool.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjestarë të dy familjeve ju informojme se: Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të  DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë  hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj. Qe prej momentit qe u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes" informoi policia e Shtetit. 

Autori u arrestua mëngjesin e sotëm teksa ishte fshehur mes barishteve 2 km larg banesave ku kreu masakrën. Policia sekuestroi edhe armën e krimit dhe telefonin.  

Masakra
Pasditen e së premtes, 24-vjeçari mori vendmin për të kryer aktin e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin.  Ai fillimisht shkoi në shtëpinë e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar së bashku me bashkëshorten ka shkuar në banesën e Besimit.  Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Ridvan Zykaj pas ngjarjes u arrastis dhe u kap mëngjesin e sotëm në dalje të Selenicës.

Gjatë marrjes në pyetje 24-vjeçari ka kërkuar avokat për të folur për masakrën, ndërsa ka panuar edhe autorësinë e vrasjes së 8 familjarëve të fisit të tij, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë. 


/Ora News.tv/